Kurti u takua me ministrin e Jashtëm malazez, flasin për ndikimin rus në rajon

20:11 | 11 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Kryeministri Albin Kurti takoi ministrin e Punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.  Në njoftimin e Qeverisë thuhet se u bisedua për zhvillimet e fundit në rajon, shkruan arbresh.info

“Pas diskutimit në panel në “Symi Symposium” me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët” që u mbajt sot në Athinë të Greqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, thuhet në një komunikatë për medie.

U bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Malit të Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha.

Po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme