Një person dyshohet se ka therur veten me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i cili tha se pasi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar edhe ndihma e shpejtë.
“Rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë)”, deklaroi Hoxha.
Ai nuk bëri të ditur për gjendjen shëndetësore të viktimës. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...