Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,85% në raport me vendimin e datës 7.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,601 %, te nafta për 2,615 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,965 % dhe te mazuti për 2,754%.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 ulet për 0,50 den/litër, ndërsa çmii i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulet për 1,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,661 den/kg dhe tani do të jetë 50,903 den/kg.
Nga data 12.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 105,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 107,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,903 (denarë/kilogram).
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite