Lajçak takohet me Kurtin në Greqi: Diskutuam për hapat e mëtejmë në procesin e dialogut për normalizim

12:34 | 11 Korrik 2022
K.B

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti janë takuar në Greqi.

Lajçak ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

“Në margjinat e edicionit të Symi Symposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe ditë më parë në Forumin e 15-të në Dubrovnik, Lajçak kishte deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.

Gjithashtu ai deklaroi se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme