Hajnat i hynë në shtëpi ditën e Bajramit, i vodhen 26 mijë euro

09:10 | 11 Korrik 2022
K.B

Është raportuar për një vjedhje të rëndë, një qytetar nga Skenderaj, ka treguar se disa persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij me forcë.

Ata kanë vjedhur 26.000 euro  para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 euro dhe kanë dëmtuar një televizor me vlerë 1200 euro.

Policia është duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur me datën 09.07.2022, në orën 17:00.

RAPORTI

Fsh. Rakinicë, Skenderaj (DN: 782-312) 09.07.2022- 17:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pasona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur 26.000 € para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 € dhe dëmtuar një televizor vlera e tij 1200 €. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme