Një vajzë e mitur ka raportuar në polici se, derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, tre persona e futen në një veturë të zezë dhe e rrëmbyen.
Ngjajra ka ndodhur të shtunën, rreth orës 23:00 në Fushë Kosovë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, shkruan arbresh.info
Vetura ishte me targa vendore, teksa viktima kishte arritur të largohej nga vetura.
“Lagjja 29, Fushë Kosovë 09.07.2022 – 23:00. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore, por më pas kishte arrit të largohej nga vetura. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raport.
Rasti i inicuar si “Rrëmbim” është duke u hetuar. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua