Trazirat politike në Angli nuk kanë fund dhe pasi kryeministri Boris Johnson lajmëroi dorëheqjen, të tjera incidente politike kanë shoqëruar vendin.
Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns ngriti gishtin e mesit para një turme jashtë Downing Street, pak para dorëheqjes së Boris Johnson, raporton BBC.
Duke shpjeguar veprimet e saj, ajo tha se një grup jashtë portave “po fyente deputetët… siç është fatkeqësisht shumë e zakonshme”.
Sipas ministres, ajo duhet të ishte treguar më gjakftohtë, por u justifikua duke thënë se edhe ajo “është njeri”.
Jenkyns tha se kishte shkuar në Doëning Street për të parë fjalimin e dorëheqjes së kryeministrit të enjten pasdite.
Andrea Jenkyns, the new education minister, giving the finger to the public outside Downing Street on Thursday pic.twitter.com/LhnoPoodV3
— Marina Hyde (@MarinaHyde) July 9, 2022
Turmat që festonin largimin e tij të afërt u mblodhën më pas në zonë. Jenkyns u dëgjua gjithashtu duke bërtitur ndërsa ajo u largua nga Doëning Street pas fjalimit të Johnson.
Në videot e regjistruara të largimit të saj, ajo i tha turmës: “Qesh mirë kush qesh i fundit. Prisni dhe shikoni.”
Në një deklaratë në Twitter, Jenkyns tha se gjatë viteve, ishte ndjerë mjaft e abuzuar nga njerëzit që ishin atje.
“Kam pasur edhe shtatë kërcënime me vdekje në katër vitet e fundit. Dy prej të cilave kanë qenë në javët e fundit dhe aktualisht janë duke u hetuar nga policia. Unë u përgjigja dhe u mbrojta. Pse dikush duhet të durojë këtë lloj trajtimi”, shkroi ajo në Twitter. /arbresh.info/
— Andrea Jenkyns MP (@andreajenkyns) July 9, 2022
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...