E mitura nga Ferizaj zhduket në ditën e Bajramit

08:37 | 10 Korrik 2022
K.B

Një vajzë e mitur është zhdukur në Ferizaj, njofton arbresh.info.

Lajmin e kanë bërë të ditur Policia e Kosovës, pasi janë njoftuar nga babai i vajzës së mitur.

“E mitura është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”.

Rasti është duke u hetuar.

RAPORTI
Ferizaj 09.07.2022 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme