Kryeqyteti vazhdon të prijë për nga numri i të infektuarve dhe rastet aktive në vend. Megjithatë, numri i të interesuarve për vaksinim ka rënë dukshëm. Autoritetet shëndetësore të komunës bëjnë thirrje që sa më parë të nis dhënia e dozës së 4-të për stafin shëndetësor.
Numri i të infektuarve me Covid-19, në javët e fundit, është rritur ndjeshëm e ky numër mund të rritet edhe më shumë në ditët në vijim. Kjo duke marr parasysh se gjatë verës ka më shumë hyrje-dalje, vinë mërgimtarët e Prishtina do të jetë nikoqire e shumë aktiviteteve që tërheqin shumë të huaj. E kjo ka bërë që institucionet të bëjnë thirrje për kujdes dhe paralajmërojnë masa.
Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, thotë se nëse do të ketë nevojë, në Prishtinë do të shtohet i numrit të qendrave për testim dhe vaksinim.
Kërkesat për tu testuar, për COVID-19, janë rritur kohëve të fundit, ndërsa për vaksinim kërkesat janë shumë të vogla.
“Numri i të vaksinuarve vazhdon të jetë i vogël, sidomos dy muajt e fundit. Ne mendojmë se duhet me e bë një fushatë sensibilizimi edhe më i madhe”, thotë Sadiku ndërkohë që kërkon që punëtorëve shëndetësor tu mundësohet sa më shpejtë vaksinimi me dozën e katërt, sepse ata kanë mbi 6 muaj që janë vaksinua me dozën e tretë.
Mungesa e stafit shëndetësor, sipas drejtorit, është një nga sfidat më të kryesore që ka shëndetësia në Prishtinë./rtk/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët