Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Hëna është gati të hyjë në shenjën tuaj dhe tani gjithçka bëhet më intriguese. Ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje mund të lënë gjithçka pas dhe të fillojnë nga e para. Në punë po vijnë lajme dhe mundësi. Detyra të reja të mundshme!
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Epo dashuria duket në rregull, qielli premton për mirë, por duhet të shkoni në vendet e duhura sepse vetëm kështu pasioni do të rindizet. Në punë, përpiquni t’i vlerësoni me qetësi të gjitha propozimet. Nxitimi nuk është kurrë aleati i duhur!
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dikush po mendon dhe shfaq interes për ju, por ju nuk e dini. Në punë, shumë dyshime në planin financiar dhe gjithashtu ankth për shitjen e disa aseteve. Mos u shqetësoni, çdo gjë do të zgjidhet herët a vonë!
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Hëna në mëngjesin e kësaj të diele është në anën tuaj, kështu që ju jeni shumë më i preferuar nga të tjerët. Takimet gjejnë mbështetje. Në punë, më në fund mund të merrni frymë lehtësisht. Nuk ka më aq shumë probleme për të zgjidhur!
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Hëna është në anën tuaj dhe ata që janë në çift prej disa kohësh, mund të duhet thjesht të zyrtarizojnë historinë e tyre. Në punë jeni pak të shqetësuar, keni çështje familjare për të zgjidhur!
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Hëna është në dizavantazh me shenjën tuaj, ndaj mund të ketë disa siklete të vogla për t’u zgjidhur në dashuri. Në punë, si thua t’i japësh hapësirë projekteve afatgjata?
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Hëna është në dizavantazh edhe me shenjë tuaj, kështu që mund të sjellë disa polemika në dashuri. Në punë, filloni të mendoni për të ardhmen sepse shpërblimet do të vijnë në vjeshtë!
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna është gati të arrijë në shenjën tuaj, kështu që lëreni veten të shkoni tek emocionet. Në punë, nga pikëpamja ekonomike, keni probleme, por mos e vrisni shumë mendjen. Kini parasysh që herët a vonë ata që duhet do ta kuptojnë!
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Hëna është në anën tuaj, Jupiteri gjithashtu kështu që lëreni veten të shkojë pas ndjenjave dashurore. Në punë, përpiquni të përqendroheni në prioritetet tuaja ndoshta keni nevojë për pushime!
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri duhet të qëndroni të qetë sepse ndonjëherë dëshironi të hidhni përmbys gjithçka. Në punë, përpiquni të filloni nga e para. Dalëngadalë gjithçka do të përmirësohet!
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Ditë e mirë për ndjenjat, qiell premtues për historitë e sapolindura. Ata që janë në krizë, megjithatë, duhet të bëjnë një pauzë e të shohin se ku janë. Në sferën profesionale, pranoni çdo propozim. Puna me të tjerët mund t’ju ndihmojë!
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Jeni pak të shqetësuar, por në dashuri, gjithçka do të jetë më e qartë nga 18 korriku. Në punë, Marsi është në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë në këtë fazë rikuperimi!
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...