Google ADS

Zelandë e Re, konfirmohet rasti i parë i virusit të lisë së majmunit

01:32 | 10 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Në Zelandën e Re është konfirmuar rasti i parë i virusit të lisë së majmunit.

Sipas lajmit të agjencisë “Stuff News” në Zelandën e Re të cilin e bazon në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se në qytetin Auckland virusi i lisë së majmunit është konfirmuar tek një person i moshës 30-vjeç në qytetin Auckland.

Në deklaratë thuhet se ky “është rasti i parë i lisë së majmunit që shënohet në vend”.

“Personi në fjalë sapo është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit dhe ndodhet në izolim në shtëpinë e tij”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se nuk ka ndonjë shenjë se është një infektim shoqëror.

Virusi i lisë së majmunit

Lija e majmunit që njihet si një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, në llojin e Kongos dhe në atë të Afrikës Perëndimore.

Virusi i cili transmetohet në përgjithësi nga kafshët tek njeriu dhe rrallë nga njeriu tek njeriu me kontakt të afërt, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe flluska që shkaktojnë kruarje në trup.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri më tani janë regjistruar mbi 1.600 raste të zbuluara në 39 vende në mbarë botën.

Evropa vazhdon të jetë epiqendra e epidemisë së lisë së majmunit./bw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme