Kryeministri çek Petr Fiala deklaroi se gjenocidi në Srebrenicë është një nga krimet më të mëdha të luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në korrik të vitit 1995, gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, ndodhën vrasje masive të civilëve të zënë rob – gjenocid në Srebrenicë. Kjo ngjarje konsiderohet si një nga krimet më të mëdha të luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por, rezulton se edhe sot Evropa nuk është e sigurt”, tha Fiala në llogarinë e tij në Twitter.
Më pas ai kujtoi luftën e Rusisë, të udhëhequr nga presidenti rus Vladimir Putin, kundër Ukrainës.
“Ne jemi përsëri dëshmitarë të dhunës së tmerrshme dhe masakrës së civilëve, këtë herë nga Rusia e Putinit, e cila sulmoi në mënyrë agresive Ukrainën. Forcimi i sigurisë evropiane është një nga detyrat kryesore të Presidencës çeke të Bashkimit Evropian dhe ky duhet të jetë qëllimi i të gjithëve ne”, tha kryeministri çek.
Më 1 korrik, Çekia mori Presidencën e BE-së nga Franca.
Deri më tani në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari janë varrosur 6.671 viktima ndërsa këtë vit do të varrosen 50 viktima të gjenocidit të kryer në vitin 1995.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...