Dy persona kanë vdekur nga virusi jashtëzakonisht vdekjeprurës Marburg në Ganë, ndaj institucionet shëndetësore po përgatiten për një shpërthim të mundshëm, shkruan Daily Mail.
Mjekët kanë zbuluar se simptomat e pacientëve që humbën jetën si pasojë e virusit ishin diarrea, ethet, marrëmendja dhe të vjellat.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Ganë, Francis Kasolo, tha se shërbimet shëndetësore në terren po hetojnë situatën dhe po përgatisin një përgjigje ndaj një epidemie të mundshme.
“Ne po punojmë ngushtë me shtetin për të zbuluar rastet e infeksionit, për të gjurmuar kontaktet dhe për të qenë të përgatitur për të kontrolluar përhapjen e virusit”, tha Kasolo.
Virusi Marburg është virusi më vdekjeprurës në botë, duke pasur parasysh se, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ai vret deri në 90 për qind të të infektuarve. Aktualisht nuk ka kurë për sëmundjen.
Simptomat fillestare përfshijnë dhimbje koke të forta, temperaturë të lartë, diarre, dhimbje barku dhe të vjella. Me kalimin e kohës, simptomat bëhen më të theksuara. Pas disa ditësh, shumë pacientë kanë gjakderdhje të brendshme ose gjakderdhje nga goja, sytë dhe veshët.
Virusi Marburg transmetohet te njerëzit që janë të ekspozuar në miniera ose shpella ku gjenden lakuriqët e natës./arbresh.info/
Tashmë ekziston plani se si mund të shkarkohet Erik ten Hag ...
Zjarr në një hotel në Gjermani, 11 persona përfundojnë në sp...
Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga vërshimet në Bosnje
“Mbi 200 persona brenda ditës po përdorin biçikletat e kryeq...
KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autoboteve p...
Uji depërton në Klinikën e Pediatrisë, pacientët detyrohen t...