Ish-ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni është shprehur i indinjuar pas deklarimeve të eksponentëve të ndryshëm për qëndrimet e presidentit Ibrahim Rugova për hapjen e frontit të jugut e Rambujes.
Hyseni, përmes një shkrimi në Facebook, duke mos përmendur emra tha “këta të mjerë nuk kanë as njohuri e as dije për asgjë që ka ndodhur, sepse ose kanë abstenuar ose kanë ikur nga do pëgjegjësi si struca që janë”.
Tutje Hyseni tha se është koha që këta ‘kundërshtarë të Rugovës’ ose të heshtin ose do të përballen me denoncim publik, fakte.
“Dhe më vonë pas vdekjes së Rugovës, rreth dialogut me Serbinë, heshtinin. si strucat në takimet me partnerët strategjik në prag të votimit të rezolutës së OKB-së për dialogun në New York. Ndërsa, sot deklarohen, në darka të ndryshme, se gjoja ishin kundër dialogut. Jo, këta heshtnin, nuk ishin kundër”, ka shkruar Hyseni./arbresh.info/
Postimi i plotë i Hysenit:
Me indinjatë të thellë po lexoj në media këto ditë deklarime të eksponentëve të ndryshëm rreth qëndrimeve të Presidentit Rugova për situata dhe zhvillime të ndryshme, sdomos rreth hapjes së frontit të jugut, pastaj, Rambujes, për të cilat nuk kanë as idenë elemantare ngase ose kanë abstenuar( dujke dhënë dorëheqje) ose kanë ikur nga çdo përgjedhësi. Dhe më vonë pas vdekjes së Rugovës, rreth dialogut me Serbinë, heshtinin. si strucat në takimet me partnerët strategjik në prag të votimit të rezolutës së OKB-së për dialogun në Neë York. Ndësrsa, sot deklarohen, në darka të ndryshme, se gjoja ishin kundër dialogut!!!
Jo, këta heshtnin, nuk ishin kundër!
Këta të mjerë nuk kanë as njohuri e as dije për asgjë që ka ndodhur, sepse ose kanë abstenuar ose kanë ikur nga do pëgjegjësi si struca që janë!
Eh, tani është koha që vërtetë të heshtni, ndryshye do të pëballeni me denoncim publik. Mjaft! Mos abuzoni më, dhe mos gënjeni sepse nuk do të kurseheni nga denoncimi publik. Me fakte!
Ju e dini kush jeni!
S.H
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...