Paulo Dybala mund të vazhdojë karrierën në Premierligë.
Manchester United është një nga klubet e interesuara për shërbimet e argjentinasit, i cili është lojtar i lirë që nga 30 qershori, sipas “ESPN”.
Dikur raportohej se ishte afër, por Dybala tani duket larg transferimit te Interi.
Edhe Beppe Marotta së fundmi deklaroi se nuk janë të interesuar për ish-futbollistin e Palermos.
Në anën tjetër, “Djajtë e Kuq” kanë zhvilluar bisedime tashmë me agjentin e Dybalas.
Transferimi i mundshëm i 28-vjeçarit te Manchester United thuhet se varet edhe nga e ardhmja e Cristiano Ronaldos, i cili është i lidhur me një largim nga “Old Trafford” këtë verë. /Gazeta Express/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?