Shefi i policisë së prefekturës ku u vra ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe tha se ai “merr përgjegjësinë” për dështimin e sigurisë që rezultoi në vrasjen e tij, sipas CNN.
Shefi i policisë së prefekturës Nara, Tomoaki Onizuka tha në një konferencë për shtyp të shtunën se personeli i sigurisë së Abe ndoqi planin e miratuar nga ai.
“Pasi erdhi raportimi i parë mbi incidentin, në orën 11:30 dhe situata u zbulua. Ishte kulmi më i madh i fajit dhe keqardhjes që kam ndjerë në 27 vitet e mia në kuadër të zbatimit të ligjit”, tha ai.
“E ndjej peshën e përgjegjësisë sime”, shtoi Onizuka, ndërsa nuk e fshehu ngarkesën e tij emocionale./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...