Betim Fazliji mund të ndryshojë skuadër gatë afatit kalimtar të verës.
Qendërmbrojtësi kosovar është lindur dhe rritur në qytetin zviceran St Gallen, ku ka kaluar të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë tek skuadra FC St Gallen.
23-vjeçari prej tre vitesh po luan rregullisht në ekipin e parë dhe tanimë është gati për ta bërë një hap para në karrierën e tij.
Duke marrë parasysh se kontrata me klubin zviceran i skadon në verën e vitit 2023, St Gallen është gati ta shes atë dhe Fazliji është gati për ta bërë transferimin e parë në karrierë.
Reprezentuesi kosovar pritet ta vazhdoj karrierën në Gjermani, ku skuadra nga Bundesliga 2, St Pauli ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Fazliji ka pranuar transferimin në Gjermani dhe tani dy klubet po diskutojnë për shumë e transferimit e cila besohet se do të jetë rreth një milion euro.
Fazliji deri më tani ka zhvilluar 97 ndeshje zyrtare me St Gallen, ku ka shënuar edhe pesë gola e ka asistuar në një tjetër.
Transferimi i tij te St Pauli pritet të finalizohet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?