Google ADS

LAJMI I FUNDIT/Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

12:22 | 9 Korrik 2022
L G

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 397 raste të reja, shkruan arbresh.info.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 167 persona, kurse raste aktive janë 2087.

128 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

Gjatë ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ka apeluar tek qytetarët për mbajtje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme