Në Kosovë ditëve te fundit është raportuar rritje e numrit të rasteve pozitive me Covid-19.
Lidhur me këtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është shprehur i shqetësuar, në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai ka shtuar se janë duke analizuar situatën dhe nëse ka nevojë do të edhe marrin masa. Latifi apelon te të rinjtë dhe moshuarit që të vaksinohen edhe me dozën e katërt të vaksinës.
Ai tha se ka vizituar spitalet që merren me trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe janë të gatshëm të përballojnë çfarëdo lloj situate.
“Ne jemi duke analizuar për çdo ditë procesin, numrin e rasteve, vështirësitë dhe intensitetin e këtyre sëmundjeve. Fatkeqësisht ne jemi pjesë e gjithë botës. Dhe në të gjitha vendet nëpër botë rastet po rriten. E mira është që niveli ose intensiteti i sëmundjeve nuk është sikur që ka qenë përpara. Ne duhet të marrim të gjitha masat që duhen në bazë të këshillave që i merr nga komiteti për menaxhimin e pandemisë. Ne do ta bëjmë sikurse gjithë bota”.
“Ne nuk mund të marrim masa të posaçme vetë për vendin tonë. Nëse ka nevojë i marrim ato. Por tash për tash nuk ka nevojë. Ne kemi aprovuar vaksinën e katërt. Të gjithë qytetarët të rinjtë dhe të moshuarit duhet të vaksinohen sipas rregullave që kemi. Dy vaksina, të tretën dhe të katërtën. Unë i kam vizituar spitalet që merren me trajtimin e pacientëve me Covid dhe jemi të gatshëm të përballojmë çfarëdo situate që ka nevojë. Ne do të kemi kapacitete për të menaxhuar të gjitha rastet nëse kemi nevojë”, tha Latifi.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...