Oferta e zhurmshme prej 44 miliardë dollarësh e Elon Musk-ut për të blerë kompaninë e medias sociale Twitter po shkon në prag të dështimit, pasi shefi ekzekutiv i Tesla-s i dërgoi një letër bordit të kompanisë Twitter, ku shkruante se kërkonte të hiqte dorë nga blerja.
Twitter-i nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Nuk është plotësisht e qartë nëse bordi i Twitter-it do të pranojë shumën prej 1 miliard dollarësh që zoti Musk do të ishte i gatshëm të paguante në rast prishjeje të marrëveshjes, apo nëse do të ketë një betejë gjyqësore mbi këtë çështje,
Ky është zhvillimi më i fundit i një sage mes njeriut më të pasur në botë dhe një prej platformave më me ndikim të medias sociale. Pjesa më e madhe e dramës është zhvilluar në Twitter, ku zoti Musk, i cili ka më shumë se 95 milionë ndjekës, është ankuar se kompania nuk po arrinte të përmbushte potencialin e saj si një platformë e fjalës së lirë./zhurnal/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...