Google ADS

Çitaku: SHBA-ja nuk ndërhyn në dialog nëse ne s’jemi serioz, Kurti e ka vendosur dialogun si prioritetin e shtatë

23:46 | 8 Korrik 2022
L G

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se SHBA-ja nuk ndërhyn në dialogun me Serbinë, nëse ne nuk jemi serioz – ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vendosur dialogun në prioritetin numër shtatë.

Ajo ka shtuar se Kosova është duke humbur shumë për shkak të mjegullisë politike.

“Kemi humbur në investime dhe në çdo fushë tjetër”.

Po ashtu ajo ka thënë se “Kurti i ka kuptuar vijat e qeverisjes. “Por shtetin duhet dashur edhe kur në pushtet edhe në opozitë”, ka shtuar Çitaku në T7.

 

 

Të ngjashme