Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ndaj eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.
Cramon ka shkruar në Twitter se pjesa më e madhe e Parlamentit Evropian mbështet Kosovën,shkruan arbresh.info.
“Për fat të mirë, shumica e kolegëve tanë në Parlamentin Evropian janë të informuar dhe e mbështesin Kosovën në përpjekjen për të bashkëpunuar me BE-në. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”,ka shkruar Cramon./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...