IPK shënoi përvjetorin e 16’të të themelimit duke dhuruar gjak (FOTO)

14:09 | 8 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Inspektorati Policor i Kosovës mbajti sot një ceremoni me rastin e shënimit të përvjetorit të 16-të. Me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së, shkruan arbresh.info

Në këtë aktivitet, krahas zyrtarëve të IPK-së morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë për medie, transmeton arbresh.info.

Ceremonia u përcoll edhe me fjalë rasti që përshkruan rrugëtimin 16 vjeçar të IPK-së dukë vënë në pah sfidat dhe sukseset e treguara.

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj në fjalën e tij në këtë ceremoni potencoi sukseset duke falënderuar të gjithë zyrtarët e IPK-së për angazhimet e tyre.

“Në vitin 2006, Republika e Kosovës e ndihmuar nga Misioni i OSBE-së zgjodhi një nga modelet më demokratike të kontrollit dhe mbikëqyrjes ndaj punës së Policisë . Të vetëdisjshëm që IPK ka një mision sfidues, ne nuk jemi ndalur duke punuar pa rreshtur në arritjen e objektivave strategjike dhe operacionale. Në këtë përvjetor ne jemi akoma më të përkushtuar që të vazhdojmë të përmbushim misionin në luftimin e çdo të keqeje që kërcënon dhe rrezikon organizatën policore”, theksoi ndër të tjera Hodaj duke falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarë si ICITAP, INL dhe OSBE për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi për IPK-në.

Për rolin dhe rëndësinë e mandatit të IPK-së dhe sukseset e treguara ndër vite u fol edhe në fjalët e rastit nga Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë Kimberly Riffe, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi.

Inspektorati Policor i Kosovës duke vlerësuar lart kontributin e dhënë nga secili zyrtar i saj por edhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar, në këtë ceremoni  ndau medalje për zyrtarë të dalluar të IPK-së, zyrtarë të ICITAP-it, INL-it ,OSBE-së dhe Prokurorisë së Shtetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme