Burri që dyshohet se ka qëlluar ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe është identifikuar nga mediat japoneze si 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, banor i qytetit Nara.
Ai raportohet të jetë një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, marinës së vendit, por ministria e mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë, transmeton portal arbresh.info
Transmetuesi japonez NHK raporton se Yamagami i tha policisë se ishte “i pakënaqur me Abe dhe donte ta vriste”.
I dyshuari është në paraburgim.
Dëshmitarët okularë thanë se panë një burrë që mbante atë që ata e përshkruan si një armë të madhe dhe qëlloi dy herë në drejtim të Abe pas shpine.
Është e paqartë se si sulmuesi mori vesh paraprakisht për pjesëmarrjen e Abe në fushatë, pasi vizita u konfirmua vetëm mbrëmë vonë./bbc/arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...