Për vdekjen e Shinzo Abe ish kryeministrit japonez, kanë reaguar lider të shumtë botëror.
Ndër ta është edhe presidenti Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan arbresh.info.
“Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar! Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!”, ka shkruar Meta në rrjetin social ‘Facebook’.
I ndjeri Abe, përgjatë karrierës së tij politike, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përafrimin e shtetit të Kosovës me Japoninë. Ai ishte takuar me lider të shumtë shqiptar për ti përafruar edhe më shumë shtetet e rajoni me Japoninë./arbresh.info/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...