Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 30 aktakuza kundër 33 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në raportin e Prokurorit të Shtetit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe, ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar, në katër raste të ndara.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave, si dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...