Abe u qëllua në qafë, thotë departamenti i zjarrfikësve

10:50 | 8 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka pësuar plagë në anën e djathtë të qafës dhe klavikulën e majtë pasi u qëllua gjatë një fjalimi, ka konfirmuar Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit Nara.

Zyrtarët më herët thanë se Abe u qëllua në qafë në gjoks, plagë të cilat i kanë shkaktuar hemorragji të brendshme dhe sipas vëllaut të tij, ai është duke marrë transfuzion gjaku në përpjekje për të shpëtuar, shkruan bbc, transmeton portal arbresh.info.

Abe u qëllua në një ngjarje të fushatës politike në Japoninë perëndimore më herët ndërsa mbante një fjalim, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po konsiderohet mjaft e rëndë.

Zyrtarët e sigurisë në vendngjarje e ndalën autorin e armatosur dhe i dyshuari 41-vjeçar tani ndodhet në paraburgim nga policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme