Shpesh shumica nga ne bëjmë gabim shumë të madh sepse marrim ilaçe me pije tjera dhe jo me ujë,
Para se të pini ndonjë ilaç, këshillohet gjithmonë të kontrolloni datën e skadencës, si dhe udhëzimet. Nëse po pyesni se çfarë do t’ju japin udhëzimet për të pirë ilaçin, dijeni se ka pilula në të cilat prodhuesit theksojnë se duhet të pihen rreptësisht me ujë, për të mos përmendur që duhet të lexoni gjithçka për dozën dhe efektet anësore të mundshme, transmeton portal arbresh.info
Sipas studimeve të shumta, ilaqet nuk duhet konsumuar asnjëherë me këto katër pije:
Kafe
Jo vetëm që kafeja përmban kafeinë, e cila potencialisht mund të ndikojë në përbërësit e disa ilaçeve, por është vërtetuar gjithashtu se pijet e nxehta, si kafeja, mund të ndryshojnë përbërjen kimike të barnave.
Lëng portokalli
Ky frut njihet për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, por nuk duhet ta pini me ilaçe sepse mund të ndikojë në çlirimin e përbërësve të disa pilulave.
Coca – cola
Pija popullore nuk është padyshim zgjidhja më e mirë për konsum me ilaçe sepse ndikon në zbërthimin e tyre. Në studim u vërtetua se prek pothuajse të gjitha barnat, përveç atyre për alergjitë.
Pijet energjike
Shkencëtarët thonë se pijet energjike nuk duhet të merren kurrë me medikamente, megjithëse nuk shpjegojnë pse. Por, duke pasur parasysh se konsumimi i tepërt i këtyre pijeve përndryshe mund të ketë një efekt të keq në shëndet, është e qartë se ato nuk janë kombinimi më i mirë me ilaçet./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...