Google ADS

Liderët botërorë dënojnë sulmin ndaj Abes

10:37 | 8 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Udhëheqësit botërorë u shprehën të tronditur nga plagosja e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, gjatë një fjalimi në qytetin Nara.

Abe po merrte pjesë në një tubim zgjedhor, kur u qëllua me armë zjarri.

Zyrtarët japonezë thanë se ai është në “gjendje kritike” për jetën.

Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të pikëlluara dhe thellësisht të shqetësuara” nga tentativa për vrasjen e Abes.

“Ky është një moment shumë, shumë i hidhur”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është “thellësisht i tronditur nga të shtënat e tmerrshme” kundër Shinzo Abes.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e cilësoi sulmin si “frikacak”.

Abe ka qenë “një mik i vërtetë, mbrojtës i fuqishëm i rendit shumëpalësh dhe i vlerave demokratike”, tha Michel.

“Lajm tronditës” nga Japonia, tha kryeministri i Australisë, Anthony Albanese.

“Ngjarjet si kjo na tronditin të gjithëve deri në palcë”, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Abe ka thyer rekordet si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë.

Ai ka shërbyer për një vit më 2006 dhe më pas përsëri nga viti 2012 deri më 2020. Atëbotë, ai ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme