Google ADS

​Ngjarjet e datës 8 korrik 2022

06:55 | 8 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Këto janë ngjarjet që janë paraparë të ndodhin në sot në Kosovë.

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës do të largojë disa konstruksioneve të vendosura pa leje në Pallatin e Rinisë (Ora 8:30)

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë konferencë për media (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 09:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale si dhe atë për Shëndetësi (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:00)

Inspektorati Policor i Kosovës shënon me ceremoni përvjetorin e 16-të (IPK, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban mbledhjen e radhës (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Kryesia e Kuvendit mblidhet për të diskutuar për pikat e papërfunduara të seancave plenare dhe për seancën e re (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 13:00)

Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë nga drejtoria e bujqësisë. (Tregu i Rrushit, ora 14:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme