Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka folur pas fitoren 1-0 ndaj Liepajas të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Ramadani ka thënë se fitorja ishte e vështirë, ndërsa e ka akuzuar edhe gjyqtarin për disa gabime.
“Ishte ndeshja e parë zyrtare dhe gjithnjë ndeshjet e para janë të vështira, sidomos kur luan në Evropë. Ishte kundërshtar që ka luajtur me modul tjetër nga tri ndeshjet e kaluara. Kjo na krijoi pak vështirësi”.
“E dhamë maksimumin, por nuk luajtëm lojën që e kishim përgatitur. Një prej faktorëve ishte edhe fusha, që nuk ishte adekuate për pasime të shkurtra pasi mund të gabonim dhe të ndëshkohemi nga kundërshtari që ka shumë përvojë”.
“Mendoj që gabimet e gjyqtarit nuk ndikuan në rezultat. Por kishte shumë gabime kundër nesh. Sot kishte momente kur ai nervozoi ekipin. Cale ishte qendër e goditjeve”.
“Duhet të bëhet analizë të mirëfilltë. Tani e kemi përballjen direkte dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse shkojmë me mendjen se jemi kualifikuar, do të dështojmë. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Por tifozët e tyre nuk mund të bëjnë atmosferë si ‘Skifterat’ sonte. I falënderoj për përkrahjen e madhe”, ka thënë Ramadani./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...