Google ADS

Kurti takoi drejtoren për Evropë Juglindore të konferencave të “The Economist”, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen

19:50 | 7 Korrik 2022
E.H

Në margjina të Tryezës së Rrumbullakët të The Economist Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi drejtoren për Evropën Juglindore të konferencave të The Economist,  Nectaria Passarivakis.

Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, përfshirë këtu edhe planet për një tryezë ndërkombëtare të rrumbullakët të revistës së mirënjohur britanike në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Kurti tregoi për të arriturat e Kosovës, raportet në Ballkanin Perëndimor, si dhe aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Në këtë tryezë të The Economist po marrin pjesë krerë shtetesh e diplomatë të rangut të lartë, politikanë të shquar e studiues eminentë nga e gjithë bota./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme