Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një koment të shkurtër për protestën e thirrur nga Partia Demokratike pasditen e së enjtes. Para nisjes së aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë, kryediplomatja u shpreh se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë, por shtoi ajo, e rëndësishme është që të zbatohet ligji dhe që protesta të jetë paqësore.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.
Kujtojmë se sot në orën 07.00 të pasdites është parashikuar që të nisë protesta e thirrur nga Partia Demokratike nën sloganin “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua?”
Prej ditësh tashmë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, si dhe deputetë e anëtarë të PD u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh për të protestuar kundër qeverisë, sidomos pas situatës të krijuar me çmimet dhe krizën energjitike.
Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë ndërsa PD ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00. Sa i përket rrugëve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet duke nisur nga ora 16:00. /abcnews.al/
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...