Para selisë së Partisë Demokratike janë mbledhur protestuesit e parë.
Për Euronews Albania ata kanë treguar arsyet pse do t’i bashkohen sot protestës së orës 19:00.
“Kam ardhur nga Hasi. Ka varfëri, janë rritur çmimet. Rinia po ikën, Shqipëria po shkatërrohet”, u shpreh një protestues.
“Ne kërkojmë largimin e Ramës. Kjo do arrihet me protesta të fuqishme. Në Has ka ikur e gjithë rinia, vetëm pleqtë kanë ngelur. Të largohet pa rrëmujë të madhe”, tha një tjetër protestues.
Në protestën e sotme nuk mungojnë as emigrantët.
“Me këtë qeveri që ne kemi këtu, ky vend nuk shkon përpara. Ne si emigrantë që vijmë me mall, me këtë sistem që ka Shqipëria, nuk bëhet vendi. Nuk jemi shtet social”, u shpreh një emigrant nga Italia.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?