Kryetari i Odës së Veterinerëve të Kosovës, Xhevdet Krasniqi, u prit në takim nga kryeshefi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, të cilin e njoftoi për fushëveprimin dhe iniciativat e OVK-së, me theks të veçantë trajtimin e qenve endacak e sidomos atyre me pronar, thuhet në një komunikatë për media.
“Po të merreshin parasysh rekomandimet tona të vitit 2016 mbi trajtimin e qenve me pronar, tashmë ky problem do ishte i zgjidhur”, tha Krasniqi.
Ai kërkoi nga AKK-ja, që urë lidhëse e trajtimit të problemeve me kafshë të jetë OVK dhe se, komunat gjatë përpilimit të shpenzimeve për trajtime të tilla, ta marrin për bazë çmimoren e OVK-së.
Në anën tjetër, kryeshefi i AKK-së, Sazan Ibrahimi, shprehu vullnetin e AKK-së për tu koordinuar dhe bashkëpunuar me OVK-në.
“Siç jemi koordinuar dhe po bashkëpunojmë me odat e tjera, atë do ta bëjmë dhe me ju në dobi të qytetarit”, tha Ibrahimi./arbresh.info/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...