Google ADS

Pacolli reagon pas vdekjes së gazetarit Myftaraj: Më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time

14:55 | 7 Korrik 2022
A. B.

Gazetari i njohur shqiptar, Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës.

Me këtë rast për vdekjen e tij përmes një  shkrimi në “Facebook” ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli të cilit iu kujtua një moment kur thotë se ai dhe familja e tij ishin ofenduar nga gazetari tashmë i ndjerë, shkruan arbresh.info

“Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe”, shkroi Pacolli.

Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte “analizuar” (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja””, përfundoi Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe. Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte “analizuar” (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja”. /arbresh.info/

lexo edhe:

Hidhet nga kati i katërt i banesës, vdes gazetari Kastriot Myftaraj

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme