Truss: Johnson ka marrë vendimin e duhur

14:05 | 7 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Pak çaste pasi Boris Johnson përfundoi fjalimin e tij, ka reaguar Sekretarja e Jashtme Liz Truss, shkruan BBC.

“Kryeministri ka marrë vendimin e duhur”, shkruan ajo në Twitter.

“Qeveria nën udhëheqjen e Boris pati shumë arritje: Brexit, vaksinat dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne kemi nevojë për qetësi dhe unitet tani dhe për të vazhduar qeverisjen derisa të gjendet një udhëheqës i ri,” theksoi Truss.

Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore.  Në një deklaratë për mediat ai tha se dëshiron të qëndrojë si kryeministër deri në vjeshtë, në mënyrë që konservatorët të mund të zgjedhin një udhëheqës të ri për ta zëvendësuar atë.

“Jam krenar për arritjet e qeverisë dhe do të vazhdoj të shërbej derisa të zgjidhet një lider i ri,” tha Johnson./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme