Google ADS

Sali Berisha: Vuçiç e ka vendin në Hagë por ju s’pranoni ta dënoni

13:02 | 7 Korrik 2022
A Z

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër sot në seancën plenare masakrën e Srebrenicës, por nga ana tjetër ka akuzuar mazhorancën se nuk dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Berisha e ka dënuar me tone të ashpra gjenocidin në Srebrenicë nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

Nga njëra anë ai ka përshëndetur rezolutën e propozuar nga mazhoranca në të cilën dënohet gjenocidi i Srebrenicës, por nga ana tjetër i ka akuzuar se po “mbrojnë” Vuçiqin dhe Millosheviçin.

Berisha theksoi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duhet të gjykohet në Hagë për krime lufte.

“Gjenocidi si forma më e urryer, më e rëndë e krimeve kundër njeriut dhe njerëzimit nuk mund të mos më sillte këtu për ta dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe barbaritë serbe në rajon. Pasi refuzuat një rezolutë të paraqitur nga opozita një muaj më parë, ju sollët një rezolutë të cilën unë e vlerësoj për sak ohë dënon gjenocidin. Por rezoluta juaj është një rezolutë e njerëzve me qëndrim të dyfishtë. Por si mund ta bëni ju këtë? Në gjithë mediat e botës ekziston deklarata në Parlament por dhe në Bosnje Vuçiqi cili zotohet se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë. Vuçiq ka vetëm një vend dhe ai është Haga. Ju jo vetëm nuk guxoni të kërkoni gjykimin e tij në Hagë, por bëni gjithçka për ta kufizuar. Pse bëni strucin? Çfarë ju shtyn mos jeni të hapur dhe ta dënoni me gjithë shpirt e zemër masakrën më të madhe që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore? Ju nuk pranoni ta dënoni. Ju nuk pranoni të dënoni Vuçiqin, i cili është i filmuar duke deklaruar se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë, njëlloj si në rregullin e gestapos”, tha Berisha./arbresh.info/

 

Të ngjashme