Një femër sulmon fizikisht dy zyrtarë policorë në Prishtinë

10:08 | 7 Korrik 2022
K.B

Është arrestuar një femër pasi që ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas policisë viktimat kanë pësuar lëndime të lehta ku më pas kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

RAPORTI
Prishtinë 06.07.2022 – 15:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtar policorë të cilat ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme