Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me ‘Covid 19’ në Kosovë

07:32 | 7 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Numri me virusin ‘Covid 19’, dita ditës është duke u rritur në Kosovë.

Ky trend po vazhdon edhe në Shqipëri, ku atje janë të hospitalizuar rreth 30 veta, dhe në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona, shkruan arbresh.info.

Ndërsa në vendin tonë, tani kemi 1,521 raste aktive me ‘coronavirus’, ndërsa në 24 orët e fundit janë shtuar 341 raste, me këtë virus.

MSh, njofton se në 24 orët e fundit anë dhënë 78 doza të vaksinës anti-COVID./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme