Zyra e kryetarit të Komunës së Obiliqit ka njoftuar se organizata joqeveritare “Associazione Trentino con i Balcani” me bazë në Itali ka ndihmuar disa shkolla në Komunën e Obiliqit me inventar shkollor.
SHMFU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq dhe SHMFU “Hasan Prishtina” në Milloshevë janë dy shkollat që kanë përfituar nga donacionet e organizatës që udhëhiqet nga Nazmi Berisha, ish-nxënës në Obiliq.
“Këtë donacion e pranuan zyrtarisht kryetari i komunës z.Xhafer Gashi, drejtori i Drejtorisë së Arsimit z. Agim Spahiu dhe drejtoresha e shkollës znj. Shyhrete Gashi në praninë e mësimdhënësve e nxënësve të kësaj shkolle. Drejtoresha e shkollës znj.Shyhrete Gashi e falënderoi z. Nazmi Berishën, ish-nxënës i shkollës sonë i cili jeton në Itali, duke i dhënë mirënjohje të veçantë për ndihmën e dhuruar si donacion për SHFMU:”Dr. Ibrahim Rugova” dhe SHFMU ”Hasan Prishtina” në Milloshevë dhe Obiliq”, thuhet në njoftim.
Donacioni përfshin banka shkollore, karrige, tabela shkrimi, karrige e dollapë për libra dhe çanta.
Sipas Komunës së Obiliqit, kjo është vet ëm faza e parë e donacioneve, pasi organizata planifikon të ndihmojë edhe në të ardhmen shkollat në Obiliq dhe rajon.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...