Një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, mafiozi Rocco Morabito, ka arritur në Romë pasi u ekstradua nga Brazili, ku edhe ishte fshehur.
I njohur si “mbreti i kokainës së Milanos”, Morabito u arrestua në maj të vitit të kaluar në një operacion të përbashkët të policisë braziliane dhe italiane, transmeton portal arbresh.info
55-vjeçari do të vuajë dënimin me 30 vite burg për trafik droge.
Bosi i mafias kaloi dekada në arrati duke përdorur një identitet të rremë në Amerikën e Jugut.
Policia më në fund e gjurmoi vitin e kaluar në João Pessoa, një qytet port në Brazilin verilindor, ku ai u arrestua së bashku me një tjetër anëtar të grupit mafioz ‘Ndrangheta, Vincenzo Pasquino. Pasquino që është dënuar me 17 vjet burg për trafik droge.
I lindur në qytetin kalabrez të Afrikos dhe me lidhje familjare me bosin mafioz Giuseppe Morabito, Rocco Morabito u bë një figurë kyçe në Ndrangheta, rrjeti i përhapur kriminal që kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Itali dhe më gjerë.
Si i ri, Morabito shpejt bëri emër si një trafikant droge në Milano, duke krijuar rrugë kyçe të kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut në qytetin italian.
Policia mendon se ai iku në Brazil, ku jetonte me emrin e supozuar Francisco Capeletto. Nga atje, ai u zhvendos në Uruguain fqinj, ku jetoi në vendpushimin e Punta del Este për të paktën 13 vjet.
Ndërsa ai kishte marrë me qira një shtëpi luksoze, duke e mbushur me vepra arti, fqinjët thanë se ai ngiste një makinë modeste dhe vetëm kur ai organizoi një festë luksoze për ditëlindjen e vajzës së tij, ata morën vesh për pasuritë e tij.
Policia ra në gjurmët e tij vetëm kur Morabito e regjistroi vajzën e tij në shkollë me emrin e saj të vërtetë.
Në shtator 2017, kur Morabito u zhvendos në një hotel në kryeqytet, Montevideo, pasi kishte pasur një sherr me gruan e tij, ku më pas edhe pocilia iu vu pas.
Ndër pasuritë e tij, ata gjetën një armë, 13 telefona celularë dhe 150 fotografi të Morabito-s me madhësi të pasaportës me maska të ndryshme.
Megjithatë, ditët e tij në arrati nuk kishin mbaruar ende. Në vitin 2019, pasi kishte kaluar dy vjet burg në pritje të ekstradimit në Itali, ai u arratis së bashku me tre të burgosur të tjerë nga një vrimë në çati.
Si pjesë e një operacioni policor shumëkombësh të udhëhequr nga Interpoli që synonte të luftonte ‘Ndrangheta’, ai më në fund u gjurmua në një hotel në qytetin e João Pessoa në vitin 2021.
Gjykata e Lartë Federale e Brazilit autorizoi ekstradimin e tij në Itali javën e kaluar./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...