Agjencia për Informim dhe Privatësi iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrë nga organet e Drejtësisë.
“Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi, si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftimin e AIP-së.
Agjencia thotë se institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat personale të individëve.
“Përpunimi duhet të bëhet duke rrespektuar parimet dhe masat që ka përcaktuar legjislacioni përkatës për që rregullon çështjen e veteranëve dhe legjislacioni përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale”.
“Për më tepër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë”.
Për çdo shkelje të dispozitave të këtij ligji, Agjencia ka thënë se do të ndërmarrë masat e parapara sanksionuese, respektivisht do të shqiptojë gjoba për shkelësit e këtij Ligji./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?