Google ADS

Qeveria ka disa njoftime të rëndësishme për mërgimtarët

15:21 | 6 Korrik 2022
K.B

Qeveria e Kosovës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, derisa i ka njoftuar edhe për disa të reja.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qeveria ua ka bërë me dije mërgimtarëve se mund ta bëjnë online pagesën e policës kufitare dhe se kostoja e saj do të mbulohet edhe sivjet nga Qeveria.

Ata janë njoftuar edhe për kalimin e lehtësuar në pikat kufitare me Shqipërinë – pa kolona e ndalesa.

Tutje, u është bërë me dije se tash mund të aplikojnë online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën E-Kosova dhe se do të ketë shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme