Inxhinierët kundërshtojnë draftin për krijimin e urdhërit: Profesioni ynë është i rregulluar me ligj

15:16 | 6 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Inxhinierët kanë protestuar para kuvendit kundër draftit i cili kërkon krijimin e një urdhëri për licensimin e këtyre profesionistëve. Ata kanë theksuar se tashmë profesioni i tyrë është i rrregulluar me ligj dhe nuk ka nevojë për ndryshime. Ndërkohë që maxhoranca në komision Veprimtarie u tregua e gatshme për të diskutuar mbi problematikat e ngritura.

Inxhinierët kanë kundërshtuar draftin e dorëzuar në Kuvend i cili synon të rregulloj këtë profesion. Duke folur në komisionin e Veprimtarive, përfaqësues të inxhinierëve theksuan se ndryshimet ligjore krijojnë pengesa për këtë kategori profesionistësh e madje bien në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Por kreu i komisionit të Veprimtarive Prodhuese deklaroi se janë të hapur për të dëgjuar argumentat dhe për të bërë ndryshimet e duhura.

Inxhinierët kanë protestuar përpara Kuvendit para se të hynin në mbledhjen e komisionit të Veprimtarive duke shprehur rezerva në lidhje me ndryshimet ligjore./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme