“E paske marrë rrogën e deputetes”, Adriana Matoshi përplaset me ndjekësin për pushimet luksoze me Arjola Demirin

15:12 | 6 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Dy mikeshat e ngushta, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri shijuan disa ditë pushimesh së bashku në Egjipt. Aktoret morën vëmendjen me pozat atraktive që ndanin në rrjete sociale. Në një video, ata u shfaqën duke kërcyer para pasqyrës në bikini nën ritmet e këngës “Girl on fire” të Alicia Keys.

Së fundmi, aktorja Adriana Matoshi, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, është përplasur me një ndjekës për një koment lidhur me pushimet që ata kanë bërë në Egjipt. “A e paskeni marrë rrogën”, ka shkruar komentuesi mes të tjerash për deputeten kosovare.

Ndërsa Adriana është shprehur se të ardhurat e saj nuk varen nga rroga e deputetit.

“Une kom marre rroge edhe pa kon deputete i nderum, prej se e maj veten ne men une kom punu, edhe kom pase, se kom shtri doren me lype po as nuk kom zgjedhe cka me punu, neser edhe mos me kon deputete apet ko me marr rroge nashta hala ma te mire, se jom teper e zoja.”, ka shkruar ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme