Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se për shkak të reshjeve të shumta atmosferike, ka ardhur deri tek depërtimi i ujit në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë, ku ndodhet aparatura e Radioterapisë.
Ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjve mjekësore të QKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ç’kyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme.
Në ndihmë kanë ardhur edhe ekipi zjarrëfikësve dhe shërbimve komunale të cilët kanë asistuar gjatë gjithë kohës.
Apratura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht.
“Ekipi i kontraktuar për mirëmbajtje të aparaturës mjekësore është duke analizuar situatën e aparaturës së radioterapisë dhe bazuar në vlerësimin final dhe testimet e nevojshme, Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime, se si do vperohet më tutje me trajtimin e rasteve në radioterapi.
Të gjithë pacientë e planifkuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën e krijuar dhe do të mbahen të informuar” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban