Rroga e mjekëve dhe infermierëve është rritur për 6 përqind në Shqipëri.
Vendimi ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik, dhe u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë atje, Ogerta Manastirliu, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
“Duke filluar nga data 1 korrik, ashtu sikurse e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, të gjithë profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6 përqind. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptare, e cila sikurse oshte planifikuar hyn në fuqi në 1 korrik dhe shtyn efektet përgjatë gjithë vitit dhe në vazhdim. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbime në sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastarliu.
Ministrja theksoi se politika e rritjes së pagave është një politikë e përfshirë në të gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare ka për mjekët, infermierët dhe sistemin shëndetësor. /abcnews.al/
Shala: Qeveria ka dështuar në çdo segment, puna më e mirë që...
Formacionet zyrtare, Barcelona – Bayern Munich: Flick dhe Ko...
Gati për festivalin e RTK-së
Braga mposhtet në shtëpi nga Bodo/Glimt
Ursula von der Leyen vlerësoi në Tiranë përparimin e Shqipër...
Rutte reagon pas sulmit: NATO qëndron me Turqinë