Ministri i Financave i Kroacisë, Zdravko Mariq, ka thënë dorëheqje mbrëmë vonë.
Mariq, ishte ai që kishte iniciuar reformën e taksave dhe për kontroll strikt të shpenzimeve. Sa për dorëheqjen ende nuk janë bërë publike arsye, raporton Reuters, transmeton arbresh.info
“Jemi falënderues për kontributin e tij në qeveri për gjashtë vjetët e fundit”, ka thënë zëdhënësi Marko Miliq në një njoftim.
Kryeministri Andrej Plenkoviq menjëherë e ka gjetur pasardhësin e Mariq në krye të dikasterit që në portofolin e tij ka financat shtetërore, profesorin e Universitetit të Zagrebit, Marko Primoraq. / arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj