Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

09:55 | 6 Korrik 2022
K.B

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës. Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të shitet me 243 lekë.

Ndërsa çmimi i benzinës të jetë 229 lekë/litri dhe ai i gazit me 81 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme